Usyk: Më ranë të fikët teksa isha zhytur në ujin e ftohtë, trajnerët më shpëtuan jetën

24 Shtator 2022
9:30
Telesport
back button

Boksieri Oleksandr Usyk, kampioni i botës në peshën e rëndë, iu desh të shpëtohej nga trajnerët, pasi i kishte rënë të fikët ndërsa përpiqej të mbante frymën nën ujë, gjatë seancave stërvitore ekstreme me ekipin kombëtar të boksit të Ukrainës.

Trajneri i Usyk, Egis Klimas, ishte mburrur më herët se ukrainasi mund të mbajë frymën për katër minuta e dyzet sekonda nën ujë. Përdorimi i pishinës si një mjet trajnimi nuk është i ri për Usyk. 35-vjeçari përdori rregullisht stërvitjen e notit si një metodë për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshmërisë së tij gjatë kohës së tij me ekipin kombëtar ukrainas të boksit amator.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, ukrainasi kujtoi një përvojë të tmerrshme ku shokët e tij të skuadrës duhej të hidheshin në pishinë për ta shpëtuar, pasi i kishte rënë të fikët nën ujë.

Ju e dini që jam pak i çmendur dhe kështu trajnerët e mi më vëzhgojnë me kujdes. Një herë, duke mbajtur frymën nën ujë, më ra të fikët për një moment dhe më nxorrën menjëherë nga pishina”, tha ukrainasi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit