Usyk paralajmëron Joshua para revanshit: Lufta në Ukrainë më ka motivuar më shumë

16 Maj 2022
10:18
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF), po përgatitet për revanshin ndaj britanikut Anthony Joshua. Pasi qëndroi për gati një muaj në vendlindje, në Kiev, për të mbrojtur qytetin nga sulmet e ushtrisë ruse, ai iu rikthyer stërvitjes, për të përgatitur duelin e radhës.

Ndoshta për shumë njerëz ajo që po ndodh në Ukrainë duket si një “show”, duke e parë gjithçka nga ekrani. Shumë njerëz mund të më konsiderojnë si të çmendur, por mund t’ju them se aty është ferri dhe njëkohësisht një motivim i madh për këdo që synon të mbrojë vendin”, u shpreh Usyk.

Ajo që po ndodh aty dhe ajo që përjetova gjatë atij muaji në Kiev është një motivim i madh për mua para sfidës me Joshua. Ajo që dëgjoj çdo ditë nga vendlindja ime më motivon kur stërvitem në palestër, pasi nuk dueloj vetëm për titujt por edhe për popullin tim. Kjo do të më motivojë edhe gjatë duelit”, th Usyk.

Fitorja në revansh do të jetë një mundësi e mirë që t’i bëj ukrainasit më të lumtur. Unë marr çdo ditë informacione nga miqtë e mi në Ukrainë, që më mbështesin në stërvitje dhe kërkojnë fitoren nga unë. Unë mendoj se edhe duke boksuar e fituar do ta ndihmoj vendin tim”, tha Oleksandr Usyk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit