Usyk refuzon duelin me Joshua: Ja çfarë më tremb para se të bëj hapin e madh

10 Dhjetor 2018
12:08
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Osyk, kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiserweight”, ka deklaruar sot se nuk do të duelojë ndaj Anthony Joshua më 13 prill të 2019-ës, kampionit të botës në peshën e rëndë. 31-vjeçari ukrainas ka bërë me dije se ende nuk ka vendosur nëse do të ndryshojë peshë, duke u ngjitur në Divizionin e peshës së rëndë edhe pse konsiderohet si i përshtatshëm për të dueluar ndaj Joshua.

Ky është një vendim i rëndësishëm për t’u marrë dhe do të mendohem mirë para se të vendos të ndryshoj peshë apo të përballem me Joshua. Edhe nëse do të vendos ta bëj këtë gjë, fillimisht do të zhvillojë një apo dy duele të “lehta” e më pas do të tentoj një sfidë me Joshua. Unë jam kampion në një Divizion dhe nuk dua të shkatërroj gjithçka me një duel”, u shpreh Oleksandr Usyk.

Menaxheri Eddie Hearn pranoi këtë vendim të boksierit ukrainas, duke e ftuar që fillimisht të duelojë me boksierë të tjerë të “top-10”, si Dereck Chisora apo Dillian Whyte. Ndërkohë që, një test i mirë për ukrainasin ka qenë fitorja ndaj Tony Bellew një muaj më parë. Usyk, 16 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, konsiderohet si një nga boksierët më të rrezikshëm sot në botë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit