Utah Jazz 9 fitore radhazi dhe “parakalojnë” Clippers

27 Janar 2021
8:29
Telesport
back button

Fitorja e 9-të radhazi në kampionat për skuadrën e Utah Jazz, që konfirmohet mes pretendentëve për titull në Perëndim, ku mban vendin e dytë. Jazz mposhtën sot Neë York me rezultatin 108-94. Gobert me 18 pikë e 19 rebound ishte më i miri për Utah, ndërkohë që 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Atlanta arrin një fitore të rëndësishme ndaj Clippers me rezultatin 108-99, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Ai që shkëlqeu ishte Trae Young, që realizoi 38 pikë. Fiton edhe skuadra e Houston, që mundi 107-88 Washington. Takim i dominuar nga teksanët, me Wall që realizoi 24 pikë, më i miri në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit