Utah Jazz e Chicago korrin fitoret e radhës, zhgënjejnë Miami e Dallas

30 Nëntor 2021
10:06
Telesport
back button

Utah Jazz fitoi 120-1087 ndaj Portland, duke qëndruar në grupin e ekipeve pretendente për titull në NBA këtë sezon. Mitchell me 30 pikë ishte lider për vendasit, mbështetur edhe nga Gobert me 21 pikë e 16 rebound. Mirë u paraqit sot edhe Chicago, që mposhti 133-119 Charlotte, në një ndeshje të dominuar nga Bulls. Vucevic me 38 pikë e DeRozan me 28 bënë diferencën në parket.

Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mposhti 116-99 Washington, sfidë ku lider në fushë për Spurs ishte Murray me 22 pikë e 10 rebound. Zhgënjen Miami, që në shtëpi u mund 120-111 nga Denver, që përmbysi disavantazhin. Jokic realizoi 24 pikë e 15 rebound për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Adebayo. Skuadra e Cleveland, falë 28 pikëve të Allen, mundi 114-96 Dallas.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Orlando, 101-96

Miami – Denver, 111-120

Chicago – Charlotte, 133-119

Houston – Oklahoma, 102-89

Minnesota – Indiana, 100-98

Dallas – Cleveland, 96-114

San Antonio – Washington, 116-99

Utah Jazz – Portland, 129-107

Clippers – New Orleans, 104-123

Lajme të tjera

Lajmet e fundit