Sulmuesi Shqipërisë dhe Granada-s, Myrto Uzuni, vazhdon të jetë një makth për mbrojtjet e ekipeve të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll këtë sezon.
27-vjeçari është i pandalshëm në këtë sezon dhe pa diskutim lojtari më i mirë La Liga 2. Këtë e konfirmojnë golat e shumtë të shënuar nga ylli kuqezi.
Pasditen e sotme ka ardhur realizimi numër 20 për Uzuni-n, i cili i ka vjedhur kohën mbrojtësit kundërshtar dhe ka shtangur portierin me një goditje të shpejtë me të djathtën në minutën e 30-të të pjesës së parë.
Shqiptari kryeson renditjen e golashënuesve me 20 gola dhe nuk ka asnjë rival në La Liga 2, duke parë se ndjekësi i tij më i afërt është në kuotën e 12 golave të shënuar.
Granada, pikërisht falë golave dhe paraqitjes së shkëlqyer të Uzunit, mund të sigurojë ngjitjen direkte në La Liga, kategorinë kryesore të futbollit spanjoll, sezonin e ardhshëm.