UZUNI I PANDALSHËM! Sulmuesi i jep fitoren Ferencvarosit me një supergol (VIDEO)

20 Shkurt 2021
21:41
Telesport
back button

Ferencvaros e ka një lider dhe ai është padyshim Myrto Uzuni! Sulmuesi i Kombëtares sonë ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij në përballjen ndaj Budapest Honved.

Uzuni shënoi në minutën e 56-të me një goditje precize në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mik për të reaguar.

Ky ishte goli i tetë në kampionat për beratasin, i cili është edhe shënuesi i dytë më i mirë i ekipit të tij këtë sezon. Ferencvaros udhëheq kampionatin hungarez me shumë pikë diferencë dhe është shumë pranë titullit kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit