Uzuni realizon një super gol, Izraeli fiton me dy “asiste” kuqezi (Pamjet)

24 Shtator 2022
22:40
Denis Hakanaj
back button

Tjetër disfatë për Shqipërinë, Izraelit i mjafton një gol në Tel Aviv (Pamjet)

Shqipëria ka harruar të fitojë. Kombëtarja kuqezi ka marrë rezultatin negativ të radhës në Nations League, pasi është mundur 2-1 në fushën e Izraelit.

Skuadra e Reja-s e ka nisur mirë ndeshjen duke shkuar shumë afër golit me Armando brojën në minutën e gjashtë, por ylli i Chelsea-t ka gabuar në momentin e finalizimit.

VIDEO – GOLI I MYRTO UZUNIT – VIDEO

Ndeshja e luajtur në Tel Aviv është zhbllokuar në minutën e parë të pjesës së dytë kur vendasit kanë realizuar me Weissman.

Një gol që ka ardhur nga një gabim i Elseid Hysaj në krahun e djathtë, i cili ia ka dorëzuar topin kundërshtarit me një lëvizje të pakuptimtë.

Kuqezinjtë kanë arritur të barazojnë me një gol të mrekullueshëm të Myrto Uzunit, i cili ka tundur rrjetën me një goditje fluturimthi brenda zonës së rreptësisë.

VIDEO – GOLI I FITORES I IZRAELIT – VIDEO

Kur mendohej se skuadra e Reja-s do të largohej nga fusha me 1 pikë, ka ardhur gafa e radhës në mbrojtje nga tanët dhe Izraeli ka gjetur golin e dytë dhe të fitores në minutën e 92-të.

Izraeli kryeson Grupin 2 me 8 pikë dhe ka siguruar kalimin në Ligën A, ndërsa Shqipëria është në vendin e tretë me vetëm 1 pikë. Kombëtarja do të kthehet në fushë pas tri ditës, për të luajtur në shtëpi kundër Islandës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit