Vazhdon forma e mirë e Myrto Uzunit me Granada-n.
Kapiteni i klubit spanjoll zhbllokoi ndeshjen kundër Almeria-s, e vlefshme për javën e 17-të të La Liga 2, në fundin e pjesës së parë pas një aksioni të bukur individual.
Sulmuesi shqiptar ka shkuar në kuotën e 9 golave në kampionat, vetëm tre më pak se kryesuesi Suarez.
Pavarësisht realizimit të Uzuni-t, Granda është përmbysur nga Almeria, që arriti ta fitonte takimin me rezultatin 2-1.
Megjithatë, skuadra e yllit kuqezi mbetet në garë për t’u kthyer në La Liga sezonin e ardhshëm.
Encore un ⚽️ de M. Uzuni
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) November 30, 2024