Myrto Uzuni nuk duhet të luante fare sot pasi kishte pasur shqetësim muskulor para disa ditësh por trajneri e aktivizoi duke rrezikuar. Pikërisht shqiptari, i hedhur në fushë pas minutës se 72′, gjeti barazimin 3-3 në ndeshjen Almeria-Granada pasi vendasit ishin duke udhëhequr 3-0. Ndeshje spektakolare dhe me emocione deri në fund…
Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar. Megjithatë, kjo nuk e pengoi sulmuesin e kombëtares të bëhej protagonist për të tijtë teksa shënoi golin e barazimit duke i dhuruar një pikë të çmuar Granadës.
Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon të LaLiga-s teksa sulmuesi jep një sinjal të qartë se problemet fizike janë thjesht e kaluara dhe se është sërish gati për të marrë rolin e liderit te Granada.