Vagabond prej koronavirus, bën 5000km me makinë për të mos marrë avionin

3 Korrik 2020
9:30
Telesport
back button

Viktor Hovland i ka rënë kryq e tërthor Amerikës me makinë jo për të bërë një shëtitje apo për të shkuar me pushime, por për të marrë pjesë në një turne golfi. Hovland konsiderohet si një talent në këtë sport, me të ardhme, por që është në panik nga koronavirus.

Dhe, për të shkuar në këtë turne, ai ka refuzuar të udhëtojë me avion, ndaj ka përshkuar 5000km me makinë për të shkuar në turne. Në total, ai ka udhëtuar 47 orë, duke përshkuar 4.910km nga Teksasi në Michigan.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, tha 22-vjeçari nga Oslo por që jeton në Oklahoma, – por kjo ishte mënyra më e mirë për mua. Për mua ka qenë një argëtim, pasi pashë vende që nuk i kisha parë kurrë më parë, ndërkohë që kujdesesha edhe për shëndetin tim. Kam qenë i lirë në këtë udhëtim”, tha Hovland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit