Vajza e Guardiolës dhe kërkesa befasuese për martesë me Erling Haaland

14 Nëntor 2022
9:15
Alfred Lleshi
back button

Tifozët e Manchester City po i bëjnë presion yllit të tyre Erling Haaland dhe Maria Guardiola, vajzës së Pep, që të marrin në konsideratë një lidhje romantike. Sugjerimet erdhën pasi Maria, vajza e trajnerit të ekipit anglez, Pep Guardiola, ndau një seri fotosh në Instagramin e saj.

Maria ngjalli reagime nga tifozët e Manchester City pasi postoi disa foto mahnitëse për mbi 435.000 ndjekësit e saj në Instagram. Një tifoz i City është i etur për t’i parë të dy të bashkuar, pasi komentoi: “Martohu me Erling Haaland që të mund të kemi fëmijë gjeniun taktik Haaland”.

María aktualisht jeton në Londër, pasi kaloi verën në Barcelonë. Së fundi ka nisur karrierën e saj si modele, duke promovuar një sërë rrobash banje muajin e kaluar. I tillë ka qenë ndikimi mediatik i Haaland në Mbretërinë e Bashkuar, saqë disa media e lidhin atë, pa asnjë arsye të dukshme, me vajzën e Pep Guardiolës, María, një influencuese e njohur me më shumë se një milion ndjekës.

Kujtojmë se Dele Alli ishte i lidhur me vajzën e Pep Guardiolës. Futbollisti anglez dhe María Guardiola janë parë duke u puthur dhe madje duke u larguar vetëm nga një restorant. Diçka e konfirmuar nga fotografitë e publikuara ekskluzivisht nga “Daily Mail”, në të cilat shihen duke u larguar së bashku nga një restorant ekskluziv në Londër. Një vend luksoz në “West End”, i frekuentuar nga futbollistët e Premier League dhe të famshmit e sportit dhe argëtimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit