Vajza telefonon Iniesta-n që… të luajnë futboll, videoja bëhet “virale” në rrjet

23 Gusht 2019
13:22
Alfred Lleshi
back button

Anna Ortiz, gruaja e futbollistit Andrés Iniesta, ka ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale një video të vajzës së saj të tretë, Siena, në të cilën ajo shfaqet duke telefonuar babanë e saj, të cilit i kërkon që të kthehet në shtëpi. “Babi, a mund të vish të luash? Po? Ok, mund të vish”, – dëgjohet vajza e vogël, duke thënë me receptorin e telefonit fiks te veshi. “Babi po vjen të luajë futboll me mua”, – i shpjegon vajza nënës së saj. Anna zbuloi, gjithashtu, se fëmijët e saj më të mëdhenj, Valentina dhe Paolo Andrea, kishin filluar shkollën, kështu që Siena “u mungon shumë atyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit