Valdet Rama “spiunon” Kukësin në Gjermani: Wolfsburgu të mos e marrë lehtë…

2 Shtator 2020
10:45
Alfred Lleshi
back button

Për shumicën e tifozëve të VfL, FK Kukesi, të cilën Wolfsburgu e takon në kualifikuesen e radhës të Ligës së Evropës, është një emër i panjohur. Por jo për ish-lojtarin e VfL, Valdet Ramën. Ai madje ka luajtur për klubin shqiptar. VfL duhet të përballet me FK Kukësi më 17 shtator. Dhe një ish-lojtar i Wolfsburg e njeh shumë mirë këtë klub. Anësori i majtë kaloi nga divizioni i parë shqiptar në divizionin e tretë, te SV Meppen, një vit më parë. “Ndeshja kundër VfL do të jetë një moment kryesor për djemtë e Kukësit. Wolfsburg është favorit, por ata ende duan ta mbajnë këmbën në gaz…”, – shprehet 32-vjeçari, i cili luajti gjysmë viti për FK Kukësi.

Në sezonin e kaluar, kjo skuadër zuri vendin e dytë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Ndërsa kompeticioni për VfL fillon vetëm tani, Kukësi luajti në raundin e parë kualifikues. Ai fitoi në shtëpi 2-1 kundër Slavia Sofia. “Unë e pashë ndeshjen, Kukësi u paraqit shumë mirë. Krijoi mundësi dhe guxoi të bënte diçka. Lojtarët gjithmonë luftojnë, japin 100 për qind. VfL do të duhet të bëjë jo pak përpjekje për t’u kualifikuar, – thotë Rama për ish-klubin e tij. – Në Shqipëri, ata janë një klub i nivelit të lartë. Trajneri i ri, Skënder Gega, ka një ekip të fuqishëm dhe kompakt, që mund t’ia bëjë jetën të vështirë edhe kundërshtarit të rangit më të lartë. Kukësi luan gjithmonë për titull, në Shqipëri është klub i nivelit të lartë”.

Lojërat e kundërshtarit të VfL mund të jenë mjaft të ndezura. Në “Europa League” 2015, një lojtar i Legia Warsaw u godit me  gur në kokë në në Tiranë Ndeshja u dha 3-0 për polakët në tavolinë. Përveç kësaj, kundërshtari i VfL duhej të paguante një gjobë prej 70,000 euro. “Gjatë kohës që unë isha atje, nuk kishte asnjë incident të tillë, – tha Rama. – Unë mendoj se futbolli shqiptar ka evoluar. Kjo vlen edhe për federatën e futbollit atje. Nuk mund të them asgjë negative për kohën time te Kukësi”.

Kundërshtarët e VfL, aktualisht po i luajnë shumë nga ndeshjet e tyre si pritës në Tiranë. Arsyeja? Kukësi aktualisht po ndërton një stadium të ri në qytetin e vet. Kësisoji, trajnerët dhe lojtarët qëndrojnë aktualisht në kryeqytetin e vendit, i cili është pak më pak se dy orë me makinë nga Kukësi. Të gjitha raundet luhen me vetëm një ndeshje, si pasojë e Covid-19. VfL si ekip, a duhet të shqetësohet për fluturimin në Shqipëri tani, për shkak të pandemisë? “Miqtë e mi në rrjetet sociale më thonë se nuk është aq keq sa portretizohet shpesh në media, – thotë Rama. – Në fund të fundit, duhet të jesh i kujdesshëm kudo për shkak të Corona. Gjithashtu, edhe në Gjermani”.
Marrë nga “sportbuzzer.de”

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit