Valencia i bën nder, Barcelona i shet “lojtarin e kristaltë”

12 Korrik 2019
11:17
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona mund të shesë te Valencia mesfushorin Rafinha. Ky i fundit pati një sezon shumë të vështirë me ekipin katalunas, pasi pësoi dëmtime të rënda. 

Braziliani zbriti vetëm 5 herë në fushën e lojës në edicionin që sapo mbyll. Sezoni i ri do të jetë po kaq i vështirë dhe shanset që lojtari të luajë janë minimale. 

Valencia ka trokitur në derë dhe do futbollistin e Barcelonës. Katalanasit duan 15 milionë euro, por marrëdhëniet e mira me klubin tjetër spanjoll mund të ndikojnë për të ulur pretendimet.  

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit