Valencia “peshkon” një kundërshtar italian pas 12 vitesh

16 Dhjetor 2019
12:51
Alfred Lleshi
back button

Valencia do të përballet për herë të parë në një raund të tillë të Champions-it (me eliminim direkt) me një kundërshtar italian, që nga momenti kur mundi Interin në sezonin 2006-2007. Udhëtimi i saj në Itali, në atë kohë, në 16-she, përfundoi 2-2, para se ta mbyllte në barazimin pa gola kthimin me zikaltrit në Spanjë. Pra, shumë kohë për Valencia, pa e testuar veten në këtë kompeticion me një kundërshtar italian. Atalanta si emër mund të jetë e preferueshme, por nuk mund të nënvlerësohet, duke pasur parasysh atë që bëri Gasperini me të tijtë në fazën e grupeve. Një duel që mbart edhe pak aromë “shqiptare” ky, sepse për bergamaskët luan si titullar Berat Djimsiti.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit