Valentino Rossi “braktis” Moto GP: Do të marr pjesë në garat e DTM

12 Qershor 2019
12:57
Telesport
back button

Piloti italian i Moto GP, legjenda e këtij sporti Valentino Rossi, ka premtuar se do të garojë në kampiontin e DTM (Deutsche Tourenwagen Masters-German Touring Car Masters). DTM është kampionati me makina turizmi që zhvillohet në Gjermani.

Lajmin e konfirmoi vetë Rossi, që tha se është gati të bëjë këtë kalim të bujshëm. “Gerhard Berger (ish-pilot i Ferrarit) më ka ftuar dhe do ta mbaj fjalën, do të jem në këtë garë. Doja të merrja pjesë më parë, por impenjimet nuk më kanë lënë shumë kohë”, tha Rossi.

Në garën e zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar, mori pjesë një tjetër piloti italian i Moto GP, Andrea Dovizioso dhe u klasifikua në vendin e 15-të. “Është një garë argëtuese dhe shpresoj të kaloj një kohë të mirë në këtë kampionat. Mezi pres të jem aty, sa më shpejt të jetë e mundur. Ju premtoj”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit