Valentino Rossi dëshiron të marrë pjesë në dy gara të sezonit të ardhshëm të MotoGP. Piloti italian do të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni, por në planet e tij për të ardhmen do të jetë sërish motoçiklizmi. Jo vetëm me 4 ekipet e akademisë së tij VR46, por edhe si pilot.
Alessio Salucci, krahu i djathtë i “doktorit” (njihet me nofkën Uccio dhe është gjithnjë me Rossin në bokse), për “Gazzetta Dello Sport” rrëfen: “Valentino dëshiron të zhvillojë dy gara sezonin e ardhshëm në MotoGP. Na ka kërkuar që të organizojmë programin e garave”, tha Salucci.
“Nuk e dimë ende se me cilin motor do të garojë, Ducati apo Yamaha, apo nëse do të garojë me motorin e akademisë së tij. PO ashtu edhe për pistat ku do të garojë, do t’i shohim më vonë këto detaje”, tha Salucci.