Valentino Rossi pozitiv me Covid-19, mungon në garën e Aragon

16 Tetor 2020
8:19
Telesport
back button

Pandemia e Covid-19 ka prekur edhe pilotin italian Valentino Rossi. Përmes një komenti në “Instagram, piloti 42-vjeçar i MotoGP konfirmoi se ka rezultuar pozitiv, duke shprehur keqardhje.

Për fat të keq, këtë mëngjes u zgjodha dhe nuk ndihesha mirë. Ndihesha i dobët dhe kisha pak temperaturë. Lajmërova mjekun dhe bëra dy teste. Rezultati i testit të shpejtë doli negativ, njësoj si ai i testit që kisha bërë të martën. Ndërsa në testin tjetër dola pozitiv”, tha Rossi.

Jam i zhgënjyer nga fakti se do të mungoj në garën e Aragon. Kam bërë më të mirën për të respektuar rregullat e protokollin. Që prej ditës së martë jam në izolim në shtëpi. Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe të garoj sërish”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit