Valon Behrami: Kam luajtur në Lazio-Roma, por derbi im i vërtetë ishte Zvicër-Shqipëri…

31 Tetor 2020
12:39
Alfred Lleshi
back button

Valon Behrami, mesfushori i Genoa, u infektua me Covid-19. Në moshën 35-vjeçare, ai foli dhe për këtë temë në intervistën e dhënë për “Il Secolo XIX”: “Nuk më pëlqejnë klishetë, nuk më pëlqejnë kur thonë: Çfarë nuk të vret, të forcon. Për më tepër, pas koronavirusit ndihem më i brishtë. Nuk është një problem fizik, sepse jemi të trajnuar mirë. Kam provuar frikën e diçkaje që nuk e dija, frikën se në fund fëmijët e mi, prindërit e mi, gruaja ime, gjithashtu, do të infektohen. Më mirë që më preku mua se ata, mendova. Dhe pastaj për shumë orë isha i izoluar, i mbyllur në një dhomë. Aty zbulova anën time më të brishtë, kjo më bëri më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të të tjerëve. Kur u ktheva të luaja, nuk doja të flisja. Unë pashë shokët e tjerë, i perceptova vuajtjet e tyre”.

Disa fjalë edhe për derbin e Genoa: “Unë luajta pak në derbin Lazio-Roma, edhe ndonjë në Angli, por derbi i vërtetë ishte Zvicër-Shqipëri. Edhe pse në këtë rast për arsye të tjera, sigurisht jo për rivalitet në të njëjtin qytet. Fatkeqësisht, atmosfera nuk është e zakonshme, tani ka probleme të tjera këtu në Genova. Kur arrita në janar, njerëzit që më takuan po më tregonin për derbin, duke më kërkuar ta fitoja. Tani e shoh që askush nuk dëshiron të flasë me njëri-tjetrin për futbollin, por për një arsye tjetër, pandeminë. Na takon neve që luajmë në fushë, të bëjmë gjithçka për ta fituar derbin dhe për t’u dhënë gëzim tifozëve tanë në këtë moment shumë të komplikuar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit