“Valverde i duhuri, po përgatit epokën post-Messi”, – habit presidenti Bartomeu

9 Nëntor 2019
15:09
Eraldo Harlicaj
back button

Ernesto Valverde duket se nuk do të largohet, të pakten deri në fund të sezonit. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar diçka të tillë për “The Assocciated Press”. “Këtë sezon ne kemi afruar futbollistë të rinj dhe duhet t’i ndihmojmë që të kalojnë pjesën e përshtatjes. 

“Ne besojmë se Valverde është trajneri ideal për të bërë ndërthurjen e gjeneratave të lojtarëve, atyre me përvojë dhe futbollistëve tanë me të ardhme. E rëndësishme që të gjehet kjo lidhje dhe ky bashkim, për të formuar një ekip të ri, grup të ri për të siguruar të ardhmen e Barcelonës. Valverde i ka aftësitë për ta bërë diçka të tillë. 

“Kemi futbollistë me të ardhme. Futbollistë që janë afruar në merkato, por dhe futbollistë të rritur në akademinë tonë. Jemi shumë të lumtur që po përgatisim epokën ‘post-Messi’. De Jong do të lërë gjurmën e tij në Barcelonën e re”, – tha presidenti. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit