Valverde jep mendimin e tij për Griezmann, De Jong dhe Neto

17 Korrik 2019
21:30
back button

Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Neto janë tre blerjet e reja të Barcelonës deri tani dhe Ernesto Valverde ka dhënë mendimin e tij për secilin prej tyre. 

“Sezonin e kaluar De Jong luajti në një nivel të lartë, ashtu si Ajax,” shprehet trajneri për kanalin e klubit. 

“Ai është një lojtar që do të na japë freski në mesfushë dhe është pjesë e së ardhmes. 

Griezmann është një lojtar me eksperiencë në kampionatin spanjoll. Ai është i shpejtë, luan mirë në hapësira të ngushta dhe di të finalizojë mirë. 

Neto do të sjellë eksperiencë dhe është lojtari ideal për të punuar me Ter Stegen.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit