Valverde “ndez” El Clasico-n: “Sfidë ndryshe, motivacion special”

14 Dhjetor 2019
22:33
back button

Në përfundim të ndeshjes ndaj Real Sociedad, e përfunduar në barazim me rezultatin 2-2, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për kanalin zyrtar të klubit gjithashtu edhe për El Clasicon me Real Madrid, që është në program të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 18 dhjetor.

 “Ne duam të fitojmë gjithmonë. Dukej se e kishim nisur keq dhe kjo gjë stimuloi kundërshtarin. Me siguri ishte një ndeshje e bukur, intensive nga fillimi deri në përfundim. A jemi gati për El Clasico? Në disa momente kemi qenë mirë, në të tjerë jo. Të mërkurën do të jetë një sfidë ndryshe, me motivacion special. Odegaard? Tani që po luan vazhdimisht po shohim se çfarë lloj futbollisti është”, deklaroi Valverde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit