Valverde vë diktatin, ai lojtar nuk largohet nga Barcelona

12 Qershor 2019
17:17
Telesport
back button

Ndryshe nga sa ishte përfolur më parë, mesfushori kroat Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Barcelona. Ai që ka thënë fjalën e fundit është traneri Ernesto Valverde, që gjatë një takimi me zëvendësin e tij Pep Segura ka nisur punën për të planifikuar sezonin e ri.

Sipas të përditshmes spanjolle “As”, skuadra “blaugrana” do të respektojë kontratën që ka me mesfushorin 31-vjeçar kroat, e cila skadon në vitin 2021. Për lojtarin ishte interesuar Manchester United, që ishte gati të paguante 40-45 milionë euro për ta marrë.

Gjithsesi, Valverde mendon se Rakitic është i rëndësishëm për skemat e tij te Barcelona. Këtë mesazh ia ka dërguar si lojtarit ashtu dhe agjentit të tij, duke i konfirmuar se kroati nuk do të lëvizë dhe çdo ofertë për të do të kthehet pas.

Rakitic luan në “Camp Nou” që prej vitit 2014 dhe në 268 ndeshje me skuadrën katalanase ka realizuar 35 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit