Valverde paralajmëron Dembele, pavarësisht golit të bukur ndaj Tottenham

12 Dhjetor 2018
9:25
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pranon se Ousmane Dembele nuk është në rregull sa duhet, megjithë golin e tij emocionues, në barazimin e Ligës së Kampionëve, të marten, me Tottenham. Ndërkombëtari francez u gjobit 90 000 euro këtë javë, sepse u kthye dy orë me vonesë në një seancë trajnimi, të dielën, pas fitores 4-0 ndaj Espanyol.

Dembele iu përgjigj kritikëve të tij me një gol “solo” brenda shtatë minutave në “Camp Nou”, por Valverde nuk është gati ta konsiderojë ende të “rehabilituar”: "Dembele shënoi një gol të madh, i mundshëm vetëm për lojtarët me talentin e tij.

Ne jemi të lumtur me të. E kemi thënë se gjatë gjithë sezonit ndodhin gjëra, që përpiqemi t’i zgjidhim brenda për brenda. Shpresojmë që ai dhe pjesa tjetër e skuadrës të vazhdojnë të na japin shumë gëzime. Nuk e di nëse çështja është e mbyllur, nesër kemi stërvitje".

Me Barcelonën, që e kishte siguruar vendin e parë në Grupin B, Valverde bëri shtatë ndryshime në formacionin kundër “Spurs”, krahasuar me fitoren e fundjavës në La Liga. Luis Suarez dhe Gerard Pique ishin ndër ata, që e bënë pushim të martën, ndërsa Lionel Messi e nisi nga stoli dhe luajti vetëm 27 minutat e fundit të barazimit 1-1.

Valverde ka këtë shpjegim për rotacionin total: "Është më mirë që Messi të luajë për një kohë dhe të jetë në lëvizje. Ai e pëlqen këtë. Ka pasur lojtarë që nuk ishin në fushë sonte, sepse kemi pasur një ndeshje të fortë tri ditë më parë. 

Ne dëshironim të shihnim lojtarë si Alena dhe Miranda në situata të vështira, si dhe të merrnim përgjigjen e Jasper Cillessen, Thomas Vermaelen, Arthur dhe Munir. Nuk deshëm ta humbnim nivelin tonë konkurrues ndaj një ekipi shumë të fortë."

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit