Valverde si Van Gaal, Barcelona nuk e bënte që prej 2003-shit

13 Janar 2020
21:54
back button

Fati i Ernesto Valverde te skuadra e Barcelonës tashmë duket se është vendosur: trajneri do të largohet nga ekipi katalanas, i zëvendësuar nga Quique Setien. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në vitet e fundit që klubi blaugrana të shkarkonte një trajner gjatë sezonit. Një situatë e pazakontë. Për të gjetur një precedent duhet të kthehemi pas në kohë jo pak, por 17 vite.

Ishte data 26 janar i vitit 2003 kur Barcelona u mposht në fushën e Celta Vigo me rezultatin 2-0, për të vendosur më pas shkarkimin e trajnerit holandez, Van Gaal. Por, situata e asaj kohe ishte krejt ndryshe nga kjo e Valverde.

Në fakt, trajneri holandez e la Barcelonën në vendin e 12 në klasifikim, në mes të një prej krizave më të rënda në historinë e klubit. Që nga ajo kohë, Barcelona nuk ka shkarkuar kurrë asnjë trajner gjatë një sezoni në proces.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit