Valverde thyen heshtjen, tregon nëse Barça u tregua e padrejtë me të

13 Shkurt 2020
14:02
Alfred Lleshi

Ernesto Valverde theu heshtjen e tij, pas pushimit nga puna si trajner i Barcelonës. Ai ishte në samitin e katërt bdërkombëtar të futbollit, në Bilbao (BIFS’20), një kongres që bashkon personalitete drejtuese të futbollit elitar të viteve të fundit në zonën VIP të “San Mamés”. Me stilin e tij diplomatik, Valverde preku shumë aspekte të diskutueshme pas largimit të tij: “Pse u largova? Kjo nuk është pyetje për mua. Shkarkimi është pjesë e zanatit tonë, që duhet të pranosh. A do të dëshiroja të ishte ndryshe? Epo…”.

Ai rrëfeu se nuk ka parë shumë lojëra gjatë muajit si i papunë, pork a një vështrim mbi situatën në La Liga: “Këtë sezon, Real Madridi është i fortë dhe shumë i përqendruar në kampionat”. Ish-trajneri i Barcelonës nuk donte të linte ndonjë dyshim për katanalasit: “Të gjitha klubet lënë gjurmët e tyre. Për mua, stërvitja e Barçës ka qenë një fat i jashtëzakonshëm. Unë kam qenë futbollist. E di se, kur shkoni në një klub të këtij kalibri, çfarë do të thotë nga të gjitha pikëpamjet. Jam i kënaqur që kam qenë atje. Kur nënshkruani kontratën me Barcelonën e dini se jeni në kulmin e popullaritetit, por aty vendosin rezultatet. Ne e dimë se trajneri është përgjegjës edhe pse lojtari ndonjëherë nuk di si goditet topi…”

Më tej, ai u pyet nëse nuk ka marrë respektin që meritonte nga klubi katalanas, por nuk u fut në ndonjë “pellg”: “Unë nuk mendoj për këtë, nëse jam trajtuar padrejtësisht. Duhet ta shmang këtë pjesë. Bëhet fjalë për kthimin e faqes, në fund mendojmë se çfarë ka ndodhur dhe pse. Shoh çfarë më pret përpara, nuk kam pse të shikoj prapa”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit