Van Basten ndryshon mendje: Lukaku? Në fillim mendoja se ishte një boksier, por tani…

17 Qershor 2021
16:17
Denis Hakanaj
back button

Marco Van Basten ka ndryshuar mendim në lidhje me Romelu Lukaku sulmuesi i Inter-it dhe Belgjikës.

Siç ka bërë të ditur ​voetbalkrant.com, ish-sulmuesi i Milan-it ka shprehur mendimin e tij në lidhje me Big Rom.

“Lukaku është një sulmues shumë i shpejtë në finalizim, por që mendon shumë në fushë”, ka shpjeguar legjenda.

“Gjen pozicionin e duhur, di kur të godasë, por edhe kur të japë asist. Në fillim mendoja se ngjante me një boksier në një fushë futbolli, shumë i fortë fizikisht, por dukej pak i ngadaltë, pak elegant, edhe pse ishte shumë efikas”, ka shtuar holandezi.

“Tani mendoj se është një lojtar shumë i zgjuar dhe mbresëlënës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit