Van der Meyde këshillon Interin: Ky lojtar nuk mund të preket, është strategjik për Inzaghin

18 Gusht 2022
9:15
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ish-anësori i Interit, Andy Van der Meyde, foli për bashkatdhetarin e tij Dumfries, i cili u rrit shumë vitin e kaluar: “Se Denzel është ndryshe nuk kisha dyshime. Ai po rritej shpejt, e dija se do të arrinte majat. Është krenari ta shohësh atë tek Interi dhe që kërkohet nga një klub i rangut të lartë si Chelsea”.

Çfarë duhet të bëjë Interi nëse Chelsea bën një ofertë?
Vetëm një gjë, të thotë ‘jo, faleminderit’. T’i thotë edhe Denzel: Ti qëndron këtu me ne, sepse kemi nevojë të fitojmë titullin. Dhe nëse bëhet fjalë për para, me kalimin e kohës do të mund të mendojnë për përshtatjen e kontratës së tij. E parë nga jashtë, ai është një nga më strategjikët e Inzaghit, një nga më të mirët në Evropë në rolin e tij.

Mos po ndikoheni në gjykim nga goli i fundit ndaj Lecce?
Jo, kjo mund të jetë e rastësishme, por Denzel është dikush që beson te vetja dhe nuk dorëzohet kurrë.

A ju befasoi rritja e Dumfries në sezonin e fundit?
Jo, gjithmonë kam menduar se Italia ishte perfekte për të. Ai është dikush që punon shumë dhe jep pozitivitet, nuk ndalet kurrë së vrapuari; nuk mund ta ndalosh. Ai sjell intensitet në lojë, edhe në kombëtare shpesh është ndër më të rrezikshmit. Dhe më pas, në Serie A e pashë të rritej taktikisht. Ai është më i vëmendshëm në mbrojtje dhe nuk bën kurrë një krosim apo një dalje të parëndësishme përpara. Nuk duhet të largohet tani nag Interi, skuadra do të jetë gjithashtu më agresive. Lukaku dëshiron të dëshmojë se është qendërsulmuesi më i mirë në botë dhe do të tërheqë gjithçka dhe të gjithë.

Nëse Chelsea pagoi 65 milionë euro për Cucurella, sa vlen Dumfries?
Ne fillojmë nga 80 milionë! Shpresoj të mos joshet kaq shpejt… Kujdes, po flasim për Premier League, gjithashtu e kuptoj që në Angli fiton edhe më shumë, por është shumë i rëndësishëm për 3-5-2 e Inzaghit. Ku gjen një tjetër si ai, sidomos në fund të merkatos.

Zikaltrit e tjerë holandezë duken pak në rënie, megjithatë. Si e sheh De Vrij?
Unë gjithmonë e konsideroj atë një referencë për rolin, e di që ka vitin e fundit të kontratës dhe vitet kalojnë… Nuk mendoj se është problemi i Interit, por, nëse nuk rinovon, mos u habitni kur ta shihni përsëri në Eredivisie. Duke folur për mbrojtësit holandezë, ndiqni me kujdes Schuurs al Toro, ai ka potencial të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit