Van Der Sar lavdëron De Ligt: Gjithmonë më kujtonte Cristiano Ronaldon e ri

14 Tetor 2021
9:32
Alfred Lleshi
back button

Me këmbëngulje dhe durim, dhe punë të palodhur, Matthijs De Ligt po krijon një hapësirë ​​të rëndësishme te Juventusi i Massimiliano Allegri. Ai që me Ajax eliminoi ekipin bardhezi në Ligën e Kampionëve, tani ka kaluar në radhët e “Zonjës së Vjetër”. Falë atij sezoni, mbrojtësit holandez iu dha ” Golden Boy”, çmimi për më të mirin nën 21 vjeç. Tani për De Ligt ka ardhur momenti i pjekurisë si futbollist.

“Matthijs te Juventusi ka dy mjeshtra si Chiellini dhe Bonucci, por ai gjithsesi po luan shumë. Vlera e De Ligt është e padiskutueshme, por të mos harrojmë se është 22 vjeç. Disa kritika janë normale, janë pjesë e futbollit. Matthijs është një djalë që i do sfidat, – tha Edwin Van Der Sar për “Tuttosport”, ish-portier i Manchester United dhe Juventusit, aktualisht menaxher i përgjithshëm i Ajax.

– Ai është një lojtar i nivelit të lartë, ka një mentalitet të madh, punon shumë për t’u përmirësuar. Unë nuk e kam parë atë në stërvitje prej dy vitesh e gjysmë, por ju siguroj se në kohën e Ajax luante me shpirt gjithmonë, më kujtonte të riun Cristiano Ronaldo, të cilin e kisha si partner te Manchester United. De Ligt, edhe herët në mëngjes, kur nuk ishte në fushë, mund ta gjeje në palestër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit