Van der Sar zbulon “sëmundjen” e Manchester United: Ata janë zhdukur të gjithë…

10 Tetor 2019
9:57
Alfred Lleshi
back button

Edwin van der Sar e ka thënë me plot gojën se karakteret e forta janë “zhdukur” të gjitha nga Manchester United, pasi klubi nuk po arrin të ngjitet në lartësitë e mëparshme. Situata e tanishme në “Old Trafford” është në kontrast të qartë me kohën e Van der Sar e të tjerëve, ndaj ish-portieri holandez e vendos gishtin mbi plagë. “Unë gjykoj mbi eksperiencën personale. Kur mbërrita te Manchester United, aty gjeta Ryan Giggs, Paul Scholes, Rio Ferdinand, Gary Neville dhe madje Roy Keane në atë kohë, – tha Van der Sar për ESPN FC. 

– Pra, ka pasur gjithmonë karaktere të forta në këtë klub. Në dy vitet e fundit, të tilla personazhe janë zhdukur, ndaj nuk po vjen ndryshimi i shumëdëshiruar. Unë u largova që atje para tetë vitesh. Në Manchester kalova gjashtë vitet e fundit të karrierës sime, që ishte një periudhë e jashtëzakonshme. Fitova katër tituj të Premier League dhe luajta në tri finale të Champions-it. 

Pra, është krijuar një hendek i madh mes asaj kohe dhe pozicionit ku ndodhet skuadra tani. Klubi ka ndryshuar disa trajnerë, por progresi i vërtetë nuk është parë ende. U bënë blerje gjatë verës, por u parapëlqyen të rinj pa përvojë, lojtarë me një dëshirë dhe uri të caktuar. Nuk po afrohen më emrat e mëdhenj, si dikur, ndaj edhe Manchester United është larg asaj që presin tifozët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit