Van der Vaart bën “shkesin” te Tottenham, del garant për zëvendësuesin e Eriksen

28 Tetor 2019
13:41
Alfred Lleshi
back button

Rafael Van der Vaart, ish-lojtar i Ajax dhe Tottenham, ka rekomanduar një marrëveshje të mirë për “Spurs” dhe klubin holandez. Para largimit të pritshëm të Christian Eriksen në merkaton e janarit, Rafa pranoi se e telefonoi presidenti Daniel Levy për t’i sugjeruar Hakim Ziyech, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të danezit. “Shpresoj që Ziyech të shkojë te Tottenham dhe mendoj se kështu do të ndodhë. Unë bisedova me presidentin Levy dhe i thashë: Merre Ziyech, pas këtij sezoni. Jam i bindur se do të bëhej yll në Londër”, – pohoi holandezi për programin “Studio Voetbal”.

Pra, Hakim Ziyech sponsorizohet te Tottenham nga Van der Vaart për të zëvendësuar Eriksen. Futbollisti në fjalë luan në krahun e djathtë tek Ajax, por mund të pozicionohet edhe pas sulmuesit, pikërisht si Eriksen. Ndërkombëtari maroken shkëlqeu sezonin e kaluar, por nuk e ka ulur ritmin edhe aktualisht. Në 18 ndeshje sezonale, ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asiste. Ziyech kishte oferta verën e këtij viti, por vendosi të qëndrojë në Amsterdam, duke pritur për një klub më të madh. “Ato nuk janë klube, për të cilat do të largohesha nga Ajax”, – pati thënë marokeni për të interesuarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit