Van der Vaart sulmon ashpër yllin e United: Ai e di se është një m…

9 Korrik 2020
19:13
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Tottenham, Rafael van der Vaart, nuk është aspak i bindur nga cilësitë e kapitenit të Manchester United, Harry Maguire.

Në ndeshjen e fituar kundër Bournemouth të shtunën e kaluar, Magurie është turpëruar nga Junior Stanislas, i cili i ka kaluar topin mes këmbëve dhe ka shënuar gol.

I pyetur për gabimin e Maguire nga Ziggo Sport, Van der Vaart ka thënë: “Mendoj se Maguire shkon në shtëpi çdo ditë dhe i thotë gruas: ‘Jam një mut në futboll, por paguhem kaq shumë. Ata mendojnë se jam me të vërtetë i mirë'”.

“E mendoj me të vërtetë këtë, ai qesh me të gjithë”.

Van der Vaart e ka sulmuar anglezin edhe në fillimin e këtij sezoni.

“Ai mund të bëj diçka, por nuk vlen aq shumë para, Virgil van Dijk vlen 300 milionë sterlina,”  ka thënë Van der Vaart.

“Nëse do të luaja me amatorë të dielave, unë mund të gjeja me lehtësi tre lojtarë që mund të bëjnë atë që bën Maguire. E kam seriozisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit