Van der Vart përjashton Ibrahimovic nga Top 11 e shokëve më të mirë skuadrës

6 Qershor 2020
16:30
Denis Hakanaj
back button

Rafael van der Vaart dhe Peter Crouch janë argëtuar duke folur për Top 11 e holandezit në lidhje me shokët më të mirë të skuadrës që ka patur në karrierë. Në veçanti, siç ka theksuar e përditshmja britanike The Sun, për zgjedhjen për të përjashtuar Zlatan Ibrahimovic në skuadrën e tij.

Skuadra e zgjedhur nga Van der Vaart

Van der Sar në portë. Ramos, King, Chivu dhe Marcelo në mbrojtje. Bale, Robben, Modric dhe Guti në mesfushë. Cristiano Ronaldo dhe surpriza Peter Crouch në sulm.

Shpjegimi

“Të kam zgjedhur sepse më duhej një tip simpatik në skuadër”, i ka thënë holandezi Crouch-it duke qeshur. Më pas ka shpjeguar: “E mban mend stërvitjen tonë të parë? Të gjithë e dimë sa i gjatë je, por askush nuk mund ta imagjinonte sa i aftë ishe me këmbët”.

“Kjo karakteristikë më ka befasuar shumë. Më pas, në gjashtë golat e mi të parë, nëse nuk gaboj, të gjithë asistet kanë ardhur nga ti. Ja pse të kam zgjedhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit