Van Dijk acaron spanjollët: Ky është futbolli i tyre, nuk krijuan asgjë!

19 Shkurt 2020
12:16
back button

Liverpool u mposht me shifrat 1-0 mbrëmjen e kaluar ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Saul Niguez në zhvillimet e një goditje nga këndi. Më pas, thuajse e gjithë sfida u dominua nga “The Reds”.

Pikërisht këtu është ndalur mbrojtësi Van Dijk, i cili pas ndeshjes ka acaruar jo pak spanjollët me deklaratën e tij. “Goli në goditje nga këndi, nuk ishte fare rast, ishte thjesht fat, nuk krijuan asgjë. Në fakt, kjo është mënyra që ata luajnë dhe mënyra se si luhet futbolli spanjoll. Gjithsesi, ne e përballuam mirë pjesën tjetër të ndeshjes”, përfundoi holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit