Van Dijk-Chamberlain ndëshkojnë Crystal Palace, Robertson parakalon Salah (Video)

23 Janar 2022
15:49
Denis Hakanaj
back button

Pjesa e parë e Crystal Palace-Liverpool, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Premier League, është mbyllur 2-0 në favor të miqve.

Van Dijk ka zhbllokuar takimin në minutën e 8-të me një goditje të bukur me kokë dhe Oxlade-Chamberlain ka dyfishuar avantazhin në të 32-ën.

Protagonist edhe Robertson, i cili ka qenë autori i të dy asisteve.

Që nga fillimi i sezonit 2017/18, Andy Robertson ka dhënë 43 asiste në Premier League. Vetëm një lojtar ka bërë më mirë se ai në kampionat (Kevin De Bruyne, 52), ndërsa skocezi ka barazuar shokun e skuadrës Trent Alexander-Arnold, (43) dhe ka parakaluar shokun tjetër Mohamed Salah (42).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit