“Van Dijk dhe Klopp janë më të mirët në botë në rolet e tyre”

1 Qershor 2020
13:54
Alfred Lleshi

“Virgil van Dijk dhe Jurgen Klopp janë më të mirët në botë në rolet e tyre përkatëse”, – thotë Andy Robertson, me mbrojtësin e Liverpool, që e ka për nder të punojë me ta në “Anfield”. Skocezi tha për “Sky Sports”: “Virgil është mbrojtësi më i mirë në botë. Jam me fat që luan bashkë me mua. Kemi një partneritet të mirë në fushë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Në fushë, veçanërisht. Edhe si njeri është i madh, absolutisht ka klas në gjithçka që bën. Virgil është një lider fantastik. Më pëlqen të luaj me të, ta kem në vijën e pasme. Që kur nënshkroi me ne, kemi bërë vetëm përpara si ekip. Unë e njihja që kur luante me Celtic, ndaj u gëzova shumë kur firmosi me Liverpool. Ajo që ka treguar tashmë vërteton se paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur”.

Liverpool pagoi 75 milionë £ për Van Dijk, ndërsa vetëm 8 milion £ për Robertson, që e mori nga Hull City. Klopp e ka vlerësuar skocezin si një të majtë pa arrogancë, por mjaft të sigurt, duke pasur parasysh gjithçka që ai ka arritur. Në fakt, ajo natyrë e përulur e bën Robertson një talent të veçantë. Ai shtoi në lidhje me trajnerin aktual: “Nuk e kam dëgjuar këtë citim të trajnerit, por përbën vlerësim për mua. Me bën krenar kjo deklaratë e trajnerit, i cili mendoj se është më i miri në botë.

Klopp, edhe si njeri është vërtet i këndshëm. Gjatë gjithë karrierës, gjithmonë kam dyshuar në veten time. Klopp ka punuar shumë me mua, më ka marrë më të mirën. Kam luajtur ndeshje, me të cilat mund të krenohem. Ai është një njeri dhe trajner fantastic. I pëlqen skocezët, di që shkon shumë mirë me Kenny Dalglish. Jurgen është figura e babait në fushë. Ky grup djemsh jep gjithçka për trajnerin. Kjo është arsyeja pse jemi kaq të suksesshëm, gjë që shpresoj të zgjasë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit