Van Dijk dhe krahasimi me Federer: Duket sikur nuk bën asgjë…

2 Korrik 2020
15:20
Denis Hakanaj
back button

“Jam gjithmonë shumë i qetë. Si Federer”.

Ky ka qenë krahasimi i bërë nga Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool-it, për Daily Express.

Holandezi ka folur për karakteristikën që e dallon nga të tjerët dhe që duket se është shumë e ngjashme me atë të kampionit të tenisit.

“Kam pasur gjithmonë një natyrë të qetë. Edhe në fushë”, ka thënë  Van Dijk.

“Nëse duhet të mendoj për një shembull të mirë që të shpjegohem, atëherë them Roger Federer. Ai duket sikur nuk e bën punën e tij. Duket se nuk lodhet për të mundur rivalët”.

“Ndërsa nga ana tjetër shikon që bëjnë gjithçka është e mundur për të fituar, japin maksimumin. Ai duket sikur është shtrirë në divan. Sikur të mos bënte asnjë sforcim për të bërë atë që bën…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit