“Van Dijk është i pabesueshëm, por ka një pikë të dobët…”

4 Gusht 2020
15:10
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i Arsenal-it, Manchester City-t dhe Liverpool-it, Kolo Toure është befasuar nga aftësitë e Virigl van Dijk.

Holandezi, i transferuar te Liverpool-i nga Southampton, është transformuar në pak kohë një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim.

Prova është vendi i dytë i zënë në renditjen për Topin e Artë 2019, mbrapa krahëve të Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për Stats Perform News, ish-qendërmbrojtësi i Të Kuqve ka pohuar se Van Dijk ka një pikë të dobët që nuk shfrytëzohet nga rivalët.

“Virgil është një futbollist i pabesueshëm. Një lojtar me të vërtetë shumë i mirë”, ka thënë Kolo Toure.

“Ka fizikun, gjatësinë, shpejtësinë. Ka me të vërtetë gjithçka. Van Dijk ka edhe një teknikë të mirë, por besoj se ka një dobësi që shpesh rivalët nuk e shfrytëzojnë”.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë lojtarë që të provojnë ta sfidën në 1 kundër 1. Besoj se kjo mund të jetë dobësia e tij. Ai është shumë i gjatë dhe e sfidon me topin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit