Van Dijk humb sezonin, Liverpooli gjen zëvendësuesin e tij

23 Tetor 2020
15:58
Eraldo Harlicaj
back button

Virgil Van Dijk u dëmtua dhe me shumë mundësi ka humbur sezonin. Një problem shumë i madh për teknikun Jurgen Klopp dhe ekipin e “Redsave”. Numri një i stolit është futur në merkato dhe po mendon për zëvendësuesin e holandezit.

Emri që ka dalë së fundmi në skenë është ai i Ozan Kabak. Lojtari i Schalkes ka dhuruar paraqitje të mira në Bundesligë, pavarësisht se forma e ekipit të tij është skandaloze. Ai dëshiron të largohet për të bërë hapin e madh në karrierë.

20-vjeçari shihet dhe si një element i së ardhmes. Turku mund të jetë dhe një investim i mirë për skuadrën angleze. Lojtari do që t’i bashkohet Liverpooli, pavarësisht se nuk i ka hapësirat e garantuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit