“Van Gaal ishte njeri i frikshëm”; Mata kujton takimin e parë me ish-trajnerin

25 Mars 2020
12:11
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka rrëfyer takimin e tij të parë me Louis van Gaal në “Old Trafford”, duke pranuar se trajneri hollandez fillimisht iu duk i frikshëm, para se të njiheshin. Mata përfundoi një transferim prej 37 milionë £ te “Djajtë e Kuq” nga Chelsea, në janar 2014, duke u bërë nënshkrimi i dytë i David Moyes në këtë klub.

Skocezi u lirua nga detyrat e tij menaxheriale tre muaj më vonë, në mes të rezultateve zhgënjyese, duke u zëvendësuar nga trajneri me përvojë dhe CV mbresëlënëse, të ndërtuar gjatë eksperiencave tek Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich.

Mata kujton se si u frikësua nga hollandezi, pasi u thirr në zyrën e tij për prezantim, por thotë se përshtypjet e para iu larguan shpejt, pasi zbuloi një “njeri të ngrohtë dhe të vërtetë”: “Unë hyra në zyrën e trajnerit dhe aty ishte ai, Ryan Giggs. Në tavolinë kishin edhe një shishe “Rioja”, verë e kuqe, me tri gota. Van Gaal më pyeti: A doni një pije? Unë refuzova. Me gotën e verës në dorë, ai më pyeti: Më thuaj, cili je! Unë vazhdova: Dua të them që emri im është Juan, jam 26 vjeç, luaj futboll. Van Gaal ndërhyri: Jo, jo, më thuaj kush je si burrë. A ke familje? Çfarë konsideroni të rëndësishme në jetë?

Në atë moment, ai mund të dukej i frikshëm përballë, por kur bashkëpunuam nga afër, ishte një njeri shumë i ngrohtë dhe i mirëfilltë. Van Gaal ishte më shumë se një trajner futbolli me taktika. Aii ishte një qenie e madhe njerëzore dhe më mësoi shumë”.

Mata shtoi se si Van Gaal shpesh bëhej “emocionues”, kur diskutonte për vlerat e tij thelbësore: “Ai dukej i frikshëm në pamje të parë, por po ju them: Van Gaal ishte një njeri shumë i bukur, një njeri shumë, shumë i vërtetë, shumë i ndjeshëm. Ju nuk do ta besoni, por ishte shumë i ndjeshëm. Ai mund të emocionohej dhe të qante ndonjëherë, kur fliste për çështje të rëndësishme. Kur gjeti vlerat e duhura, futbollin e duhur te skuadra, Van Gaal u emocionua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit