Van Nistelrooy përgënjeshtron AS: Nuk kam thënë se Messi është më i mirë se Ronaldo

22 Tetor 2019
20:20
Denis Hakanaj
back button

Diario AS ka publikuar disa deklarata të ish-sulmuesit të Manchester United dhe Real Madrid, Ruud van Nistelrooy, sipas së cilave ai ka thënë se: 

“Askush nuk i afrohet Messi-t. Cristiano Ronaldo është një golashënues, Iniesta ka një tru të jashtëzakonshëm, Salah, Mbappe, Hazard dhe Mane janë të gjithë të mrekullueshëm, por Messi i ka të gjitha cilësitë që kanë ata. Askush nuk është në nivelin e tij, duket si një lojtar Playstation-i”.

Fjalë këto që janë përgënjeshtruar nga legjenda e futbollit holandez, i cili ka mohuar gjithçka me një mesazh të postuar në profilin e tij në Twitter, duke detyruar AS që të fshinte lajmin. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit