Van Persie zbulon shpërthimin e Fergusonit: Nëse e humbim titullin, është faji i këtyre dy idiotëve…

31 Mars 2020
10:37
Alfred Lleshi
back button

Nëse Sir Alex Ferguson vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, kjo jo vetëm falë njohurive tekniko-taktike. Forca e tij ishte edhe tek administrimi i dhomës së zhveshjes, sepse dinte si ta ngrinte zërin aty, kur ishte e nevojshme.

Konfirmimi i kësaj teze është historia e Robin Van Persie, i cili arriti te Manchester United në vitin 2012 dhe menjëherë u bë kampion, në përpjekjen e parë. Hollandezi tregoi për “SoFoot” një prapaskenë nga ajo kohë. Kampionati po zhvillohej dhe “Djajtë e Kuq” ishin +15 pikë nga Manchester City i vendit të dytë. Në derbin e luajtur në shtëpi, Rooney dhe shokët e tij mund ta kishin mbyllur gjithçka. 

Megjithatë, ata humbën, duke e ngushtuar distancën në +12 pikë, ende mjaft e sigurt. Por, jo për Ferguson: “Shumë trajnerë nuk do ta kishin bërë dramë atë humbje. Ferguson, nga ana tjetër, u acarua. Dy lojtarë, pas humbjes, dolën për të festuar. Të nesërmen, ai kishte varur fotot e natës (festës) së tyre në të gjithë dhomën e zhveshjes. Dhe ai tha: Ok djema, nëse nuk e fitojmë titullin, kjo është për shkak të këtyre dy idiotëve, që vendosën të dilnin. 

Tani e tutje, nëse shoh një lojtar të dalë para fitimit të trofeut, ai do të shitet. Fotografitë e dy bashkëlojtarëve tanë ishin të ndryshme, orë pas ore, sikur donin të nënvizonin qëllimin e budallallëkut të tyre. Pas bisedës, ne u trajnuam. Ato ishin dy seancat më të vështira të jetës sime. Ishte një mundësi ideale për të shpërthyer dhe Sir Alex nuk e humbi atë”.

Frika e Fergusonit u justifikua me faktin se, një vit më parë, Manchester United i tij kishte 8 pikë të pastra nga “qytetarët” në javët e fundit të Premier League. Ajo që përfundoi më pas, me golin e Aguero, tashmë ka bërë histori. Ajo që, në fund të fundit, nuk u përsërit. Për fat të mirë për dy “shkelësit”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit