Vanessa Bryant mesazh dhe video mallëngjyese për Kobe e Gigi: Po çmendem!

12 Shkurt 2020
8:57
Telesport
back button

Kanë kaluar 2 javë nga aksidenti ajror me helikopter, ku humbën jetën 9 persona e mes tyre edhe legjenda e NBA-së, Kobe Bryant me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna. Bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant, përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka shprehur gjendjen e saj emocionale, e shkatërruar pas kësaj ngjarje të rëndë.

Është e vështirë të gjesh fjalët. Truri im refuzon të pranojë që Kobe dhe Gigi nuk jetojnë më. Nuk mund të pranoj që ata u larguan. Duket sikur jam në një proces të asimilimit të humbjes së Kobe, por trupi im refuzon të pranopjë që Gigi nuk do të vijë më tek unë. Më duket e gabuar. Përse më duhte të zgjohem sërish kur vogëlushja ime nuk mund ta bëjë këtë gjë. Më duket sikur po çmendem, pasi ajo kishte kaq shumë dëshirë të jetonte”, shkruan Vanessa Bryant.

Më tej, ajo vazhdon: “Nuk mund të jem me Kobe dhe Gigi, por për fat mund të mbështetem te Natalia, Bianka dhe Capri. Kuptoj që ajo që ndjej është normale, është pjesë e një procesi asimilimi. Doja vetëm që ta ndaja me ju, në rast se dikush tjetër ashtu si unë ka pësuar një dhimbje të tillë. Zoti e di se sa dua që ata të jenë këtu, që ky makth të prëfundojë. Lutem për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie. Ju lutem, lutuni edhe ju”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit