Vangjeli acaron Partizanin, jep deklaratën e tij për derbin

2 Mars 2020
23:08
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Tiranës, Kristi Vangjeli, është i ftuar në emisionin “Pressing”, në ABC News. Futbollisti foli për fitoren e thellë ndaj Partizanit, por dhe për vendimet e gjyqtarit që u kundërshtuan shumë nga skuadra e “Demave”. 

“Pesë minutat e para, Partizani na vuri në vështirësi. E kishim përgatitur këtë gjë. Në ndeshjen e parë, ishte Partizani mbi nesh, në pozita, ndërsa derbi i së premtes ishte e kundërta. Ne ishim më sipër dhe Partizani do të na bënte presion. Më pas, ishim ne ata që ushtruam presion dhe ndikuam te kundërshtari, duke fituar dhe dy penallti.

“Nuk pritet asnjëherë që në derbi të shënohen kaq shumë gola, fituam 5-1, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, në pjesën më të madhe, gjyqtari ka bërë një arbitrim të mirë, ka marrë vendime të drejta”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit