VAR dhe arbitri i prishin festën Inter-it, Ter Stegen i heq golin e jetës Calhanoglu (Pamjet)

4 Tetor 2022
21:34
Denis Hakanaj
back button

Polemika në San Siro gjatë pjesës së parë mes Inter-it dhe Barcelona-s. Zikaltrit kanë protestuar për një prekje të topit me dorë nga Garcia në zonën e rreptësisë në minutën e 24-t.

Arbitri nuk e ka konsideruar si faull për penallti, por më pas është thirrur nga VAR dhe ka vendosur të japë një pozicon jashtë loje në favor të katalanasve.

INTER-BARCELONA – VENDIMI PER PENALLTINE – VIDEO

Milanezët kanë shkuar shumë afër golit në minutën e shtatë me një gjuajtje të frikshme të Hakan Calhanoglu nga distanca e largët, por që është devijuar në goditje nga këndi nga ter Stegen.

Skuadra e Inzaghi-t ka arritur të shënojë në minutën e 29-të me Correa-n, por anësori ka ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje të argjentinasit.

INTER-BARCELONA – RASTI I CALHANOGLU – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit