VAR i prish festën Abrashit dhe shpëton Werder-in e Rashicës, Havertz shkruan historinë

23 Maj 2020
17:38
Denis Hakanaj
back button

Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e javës së 27-të të Bundesliga-s.

Freiburg-u i Amir Abrashit, i cili është kthyer në fushë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, është befasuar nga VAR, që i ka mohuar barazimin vendasve në minutat e fundit të takimit të luajtur kundër Werder-it të Milot Rashicës.

Werder, që lufton për mbijetesë, ka arritur të marrë tri pikë të rëndëishme falë një goli të Bittencourt në minutën e 19-të të ndeshjes. Siç e thamë më sipër, vendasit kanë arritur të barazojnë në minutën e 89-të me Gulde, por goli është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Shqiptari tjetër që ka zbritur në fushë sot, ka qenë Klaus Gjasula, i cili ka luajtur të gjithë 90 minutat në sfidën e barazuar 1-1 kundër Hoffenheim.

Protagonisti i pasdites së sotme ka qenë Kai Havertz. Ylli i Leverkusen ka realizuar dy gola në fitoren 3-1 të marrë nga Aspirinat në fushën e Monchengladbach dhe është bërë lojtari me më shumë gola të shënuar në historinë e Bundesliga-s pa mbushur 21 vjeç, 34 në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit