“VAR ndryshoi mentalitetin italian, nuk ka më shëtitje. Piatek nuk bëri polemikë!”

15 Shtator 2019
23:25
back button

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, menjëherë pas fitores së arritur ndaj Veronas, komentoi paraqitjen e skuadrës, golin e Piatek dhe festimin e tij me gishtin te goja, por sidomos për VAR dhe ekipet e ashtuquajtura të vogla…

“Skuadra më jep siguri, djemtë më ndjekin! Duhet ekuilibër. E di cilat janë gjërat që duhet të ndreq dhe nuk fsheh pluhurin poshtë tapetit… i them ato që kam për të thënë. Nëse nuk do të shija motivim apo sidomos dedikim nga skuadra në stërvitje, do ta thoja”.

“Në pjesën e dytë luajtëm mirë, zgjeruam fushën dhe Verona luajti vetëm në mbrojtje. Nuk është e lehtë kur ke 10 kundërshtarë përpara. Duhet të përmirësohemi, sigurisht. Kemi një identitet, duhet të plotësoj mozaikun”.

Piatek? “Nuk mu duk si festim polemik i tiji! Bëri gjithçka mirë, luftoi, luajti për ekipin”.

Në fund, shton: “Ndeshjet janë të vështira, nuk ka më shëtitje! Kundërshtarët janë si luftëtarë tani, sepse VAR ka hequr dyshime dhe pasiguri që dikur ishin të pranishme…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit