VAR shpëton Liverpool-in ndaj Chelsea-t, s’ka dhuratë për Klopp në ndeshjen speciale (Pamjet)

21 Janar 2023
15:33
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e madhe e javës së 21-të të kampionatit anglez mes Liverpool-it dhe Chelsea-t, me dy klubet që mbeten shumë larg zonës Champions në renditje.

Të Kuqtë nuk kanë arritur të marrin një fitore as në ndeshjen speciale të trajnerit Klopp, i cili ka drejtuar sot ndeshjen e tij numër 1000 si trajner (270 me Mainz, 319 me Borussia Dortmund dhe 411 me Liverpool-in).

Ndeshja e luajtur në Anfield ka nisur me gol. Kanë qenë miqtë që kanë arritur të gjejnë rrugën ne rrjetës pas vetëm 3 minutash lojë me Kai Havertz, por goli i gjermanit është anuluar për pozicion jashtë loje.

GOLI I ANULUAR KAI HAVERTZ – VIDEO

Të dy skuadrat kanë menduar më shumë të mbrohen se sa të krijojnë raste dhe pjesa e dytë nuk ka dhuruar emmocione, me dy ekipet që kanë ndarë në fund nga një pikë.

Liverpool mban vendin e tetë me 29 pikë në renditjen e Premier League, 9 larg zonës Champions League, ndërsa Chelsea ndodhet në vendin e dhjetë me të njëjtin numër pikësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit