VAR vendos Skënderbeu-Vllaznia, mbyllet 2-2 sfida në Korçë (Video)

25 Shkurt 2022
19:02
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka patur fitues mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në sfidën e javës së 22-të të Superiores të zhvilluar në stadiumin Skënderbeu mbrëmjen e sotme. Megjithatë, spektakli nuk ka munguar.

Kanë qenë korçarët që kanë shënuar të parët, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 24-t me Nikajn, i cili ka mposhtur me një goditje me kokë portierin Zokovic.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur barazimi i shkodranëve, që kanë shënuar me Da Silva-n në minutën e 41-të.

Ka nisur me tension pjesa e dytë, pasi Zguro është përplasur me stolin e Vllaznisë në momentin që dy skuadrat janë kthyer në fushën e lojës.

Në minutën e 52-të ka ardhur përmbysja e miqve, që kanë çuar shifrat në 2-1 me Mustedanagic, me këtë të fundit që ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes.

Në minutën e 77-të është bërë protagonist sistemi VAR. Vrapi është ndalur në zonën e rreptësisë nga Zogovic dhe arbtiri Alla ka dhënë penallti pasi është konsultuar me VAR-in dhe ka ndëshkuar me karton të kuq portierin e shkodranëve.

Zguro është paraqitur te pika e bardhë dhe nuk ka gabuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit